Lajm i keq për nxënësit: Nuk do të mund t’i mbajnë më telefonat në shkollë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Lajm i keq për nxënësit: Nuk do të mund t’i mbajnë më telefonat në shkollë

22:11 | 03 Gusht 2018

Nga shtatori nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve nuk do të lejohen të përdorin celularët gjatë procesit mësimor.

Urdhri i ndalimit është firmosur pak ditë më parë nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Edhe pse nuk dihet ende se si do të zbatohet ky urdhër apo sa efektiv do të jetë, prindërit janë mbështetësit e parë. Ata e kanë pritur me entuziazëm këtë vendim me shpresën se fëmijët do të përqendrohen më tepër në mësim.

Duket se nxitja për lëshimin e këtij urdhri ka ardhur nga Franca. Pak ditë më parë qeveria Franceze miratoi ligjin për ndalimin e celularit në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë më herët fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

Prindër: Jashtëzakonisht mirë kanë bërë.
-Pse duhet të lejohen?! Për shkollë apo për telefona.

Por ndryshe nga prindërit, nxënësit nuk e shohin të drejtë vendimin që i mban larg nga celulari.

Nxënës: Jo gjë e mirë! Jam mësuar të përdor shumë telefonin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!