Lajm i keq për personat që marrin pagat në institucionet shtetërore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Lajm i keq për personat që marrin pagat në institucionet shtetërore

10:19 | 23 Tetor 2018

Projektligjin për Pagat ndonëse ishte proklamuar nga Qeveria, si duket tani është harruar i njëjti.

Ky projekt Ligj nuk është miratuar ende nga Kuvendi i Kosovës.

Më 3 shtator të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvendin e

Kosovës, por nga ajo kohë thuajse është harruar në tërësi. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur.

Projektligji për Pagat ndonëse ka kohë që është miratuar nga Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë më parë ishte premtuar se ligji në fjalë do të kalojë shpejt. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur, derisa në anën tjetër përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë shprehur kundër një iniciative të tillë.

Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se janë në pritje që projektligji t’u shkojë në Kuvend. Osmani ka sqaruar se fillimisht do të ulen me ministrin e Financave Bedri Hamzën, si dhe me përfaqësuesit e sponsorimit të këtij ligji, Ministrinë e Administratës Publike, për t’i analizuar renditjet e kategorive brenda kornizave të mundshme buxhetore.

“Presim që të vijë Projektligji në Komision, ku më pastaj Komisioni të ulet bashkë me ministrin e Financave dhe me sponsoruesit (Ministrinë e Administratës Publike) dhe të shohim si është bërë rangimi, të paktën të mos ketë ulje të pagave, vetëm brenda kornizave të mundshme të buxhetit. Nuk e di a do të aprovohet këtë vit ky projektligj, sepse nuk e di kur do të kalojë në leximin e parë, kur do të bëjë opozita kuorumin që të mundë të vijë në Komision për amendamentim. Duhet të shikohet kur i bën numrat pozita për ta votuar”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtij Komisioni.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!