Lajm i keq për Real Madridin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lajm i keq për Real Madridin

23:49 | 07 Janar 2019

Gjigantit spanjoll Real Madridit nuk po i ndalën të këqijat.

Reali përveç rezultateve të dobët na fushë, tani ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.

Toni Kroos ka pësuar një tjetër lëndim në humbjen kundër Real Sociedad dhe gjermani mund të mbetet mbi dy javë jashtë.

Lëndimi është i shkallës së dytë dhe ai do t’i bashkohet në infermieri Mariano Diazit, Marco Asensios, Gareth Bales dhe Marcos Llorentes.

Ai do t’i humbasë të dyja ndeshjet e Copa del Rey ndaj Leganes, së bashku me ndeshejt në LaLiga Santander kundër Real Betisit dhe Sevillas.

Mund të jetë e mundshme që ai të mungojë edhe ndeshjen e parë çerekfinale të mundshme të Copa del Rey, nëse Real Madridi kualifikohet.

Kroos është në dyshim dhe për përballjen me Espanyolin në fund të janarit.

Santiago Solari duhet të zgjedh mes Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Isco për ta zëvendësuar.

Muaji janar është shumë i ngarkuar për klubin dhe i nevojiten lojtarët në këtë periudhë dhe Lorente është më i afërti që mund të kthehet pas dy jave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!