Lajm i mirë për ata që mblodhën kupona fiskalë, mund të fitoni deri në 100 euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Lajm i mirë për ata që mblodhën kupona fiskalë, mund të fitoni deri në 100 euro

08:52 | 03 Korrik 2018

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 Korrik 2018 të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.

Sipas njoftimit të ATK’së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 Korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 Korrik 2018.

”Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Fituesit potencialë, siç njoftohet do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €), raporton 21.

“Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€ )”, njofton ATK, duke shtuar se tërheqja e numrave fitues do të bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!