Lajm i mirë për Barcelonën

16:53 | 31 Dhjetor 2021

Dy futbollistë rikuperohen nga Covid

Barcelona ndodhet në një krizë për shkak të mungesës së disa futbollistëve.

Klubi nga Katalonia kishte raportuar se një numër i lartë i futbollistëve ishin infektuar me Covid.

Pas Lenglet, Balde, Alves e Alba, klubi spanjoll së fundi kishte njoftuar për infektimin edhe të tre futbollistë të tjerë me Covid.

Bëhej fjalë për lojtarët O. Dembélé, Umtiti dhe Gavi.

Sidoqoftë, Barcelona tani ka marrë lajme pozitive pasi dy prej këtyre emrave janë rikuperuar nga Covid.

Alba dhe Lenglet janë shëruar nga koronavirusi dhe mund t’i bashkohen tani grupit stërvitor.

Komento: