Lajm i mirë për importuesit e veturave të vjetra – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Lajm i mirë për importuesit e veturave të vjetra

14:18 | 02 Tetor 2018

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës ka vendosu të martën që bashkë me bartjen e automjetit kur shitet të bartet tek pronari i ri edhe regjistrimi i mbetur. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj. Po ashtu ky komision ka vendosur që kufiri i vjetërsisë për import të automjeteve të vjetra nga 10 të rritet në 15 vjet.

Ai në profilin e tij, në Facebook ka bërë të ditur se është votuar edhe liberalizimi i tregut për kontrollet teknike, shkruan Telegrafi.

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike. Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës, e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Po ashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike”, ka bërë ët ditur ai.

Lajm i mirë për qytetarët, është edhe rritja e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve të importuara në 15 vjet, por që kjo duhet të votohet në Seancën plenare të Kuvendit

“Është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet! Jam i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në Seancë Plenare”, ka shkruar Nitaj, i cili është Kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!