Lajm i mirë për kosovarët, kur do të liberalizohen e vizat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lajm i mirë për kosovarët, kur do të liberalizohen e vizat

16:29 | 10 Gusht 2018

Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos i ka shkruar letër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj ku njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, duke konfirmuar që tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij drejtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj.

Në fund, Avramopoulos ka siguruar Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!