Lajm i mirë për përdoruesit e Instagramit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lajm i mirë për përdoruesit e Instagramit

08:39 | 30 Qershor 2018

Intagram sjell shumë risi për përdoruesit e saj.

Përdoruesit e Instagram tani mund të shtojnë muzikë në storjet e tyre, duke shtuar një këngë në videot dhe fotot e tyre.

Prej sot, përdoruesit e Instagram do të jenë në gjendje të shtojnë një këngë të tërë – apo një pjesë të shkurtër të këngës së preferuar – në storjet e tyre.

Këngën mund ta shtoni në storje duke përdorur menynë e stikerëve, aty ku Instagram përfshin emoji, GIF-së, etiketa dhe më shumë, transmeton Gazeta Express.

Kur ta shikoni një storje në Instagram që ka muzikë, një stiker i vogël do të shfaqë emrin e këngës, artistin dhe albumin.

Instagram e lëshoi sot këtë veçori për Australi, Zelandë të Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA – ku më vonë do të lëshohet edhe në shtetet tjera.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!