Lajm i mirë për punëtorët: Deri në 40 mijë euro do të gjobitën shkelësit e të drejtave të punëtorëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Lajm i mirë për punëtorët: Deri në 40 mijë euro do të gjobitën shkelësit e të drejtave të punëtorëve

19:26 | 03 Nëntor 2018

Më në fund një lajm I mirë për punëtorët, sidomos ata të ndërtimtarisë.

Projektligji i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, parasheh gjoba të mëdha për punëdhënësit që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve.

Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur e pagesa jo e rregullta, janë disa nga shkeljet që iu bëhen punëtorëve në Kosovë.

Mirëpo, të gjitha këto parashihen të rregullohen me projektligjin e ri të punës.

Projektligji i punës është gati, dhe tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po shqyrton vërejtjet dhe propozimet.

Projektligji i punës parasheh që për shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve gjoba të jetë deri në 40 mijë euro.

Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës.

50 deri 400 euro për shkelje të lehta

200 deri 5 mijë euro për shkelje të rënda

400 deri 40 mijë euro për shkelje më të rënda.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!