Lajm i mirë për shoferët, bie çmimi i naftës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Lajm i mirë për shoferët, bie çmimi i naftës

15:56 | 05 Shtator 2018

Çmimi i naftës amerikane WTI ra nën 69 dollarë për barel për shkak të rezervave të mëdha në SHBA dhe stuhisë tropikale.

WTI për dërgesat e tetorit u lirua për 1,10 centë në 68,77 dollarë për barel në bursën e Nju Jorkut, njofton agjencia Bloomberg.

Nafta e Detit të Veriut për dërgesat e nëntorit u lirua po ashtu 1,10 centë në 77,16 dollarë për barel në bursën ICE Evropa në Londër, pas ngritjes së djeshme në madje 79,72 dollarë.

Rezervat në pritje dhe pritjet e efekteve negative të stuhisë tropikale kanë kufizuar rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që stuhia “Gordon” është dobësuar dukshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!