Lajm katastrofal për Juventusin

17:11 | 11 Dhjetor 2018

Alex Sandro, kthehet në skuadrën e Juventusit për t’u përballur me Young Boys, por Sami Khedira dhe Medhi Benatia janë jashtë ekipit përcjell ORAinfo.

Bardhezinjtë do të mbyllin vendin e parë në Grupin e Ligës së Kampionëve me një fitore në Zvicër nesër dhe tashmë janë të garantuar një vend në 16 ekipet e fundit.

Këtë pasdite Massimiliano Allegri e ka emëruar skuadrën e tij, e lajmi është se Alex Sandro është rikthyer pas lëndimit.

Khedira dhe Benatia nuk do të bëjnë udhëtimin në Bern, por pavarësisht kësaj Allegri ka pothuajse një skuadër të plotë.

Skuadra e Juventusit përballet me Young Boys: Szczesny, Perin, Pinsoglio, De Sciglio, Chiellini, Alex Sandro, Bonucci, Cancelo, Rugani, Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bernardeschi./ORAinfo/

Komento: