Lajm shumë i keq për Naftëtarët e Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Lajm shumë i keq për Naftëtarët e Kosovës

10:31 | 08 Shkurt 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vlerësuar se mostra prej 3 për qind që merret për kontroll të cilësisë së naftës është e ulët, shkruan sot Koha Ditore.

Për Hasanin kontrolli që aktualisht u bëhet derivateve të naftës është jocilësor. Sipas tij, mostra që merret për kontroll duhet të rritet ashtu siç ka thënë, se duhet të rritet edhe kontrolli cilësor i këtij produkti.

Që nga prilli i vitit 2017, kontrollin e cilësisë së naftës e kryen Dogana e Kosovës. Sipas përfaqësuesve të Doganës, mostra që merret aktualisht është standard i të gjitha shteteve evropiane. Ata kanë thënë se laboratori i Doganës është i vetmi në Kosovë që është i pajisur me dy instrumente për matje të sulfurit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!