Lajmi fundit: Manchester United emëron trjanerin e ri

11:27 | 19 Dhjetor 2018

Dje është shkarkuar Jose Mourinho nga Manchester United.

Dhe, pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i Mourinhos, gjiganti anglez ka emëruar trajnerin e ri.

Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht se Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajner në detyrë i klubit, një ditë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Solskjaer i kishte shënuar 126 gola 366 paraqitje për Manchester Unitedin gjatë viteve 1996-2007. Në vitin 2008, ai u bë trajneri i ekipit rezervë të Manchester Unitedit, para se të bëhej trajner i klubit norvegjez, Modle, transmeton Gazeta Express.

Në maj të vitit 2019, Solskjaer do të kthehet në pozitën e trajnerit të Moldes, por tani do ta marrë rolin e trajnerit të ekipit të parë të Manchester Unitedit menjëherë dhe do të mbetet në këtë pozitë deri në fund të sezonit, derisa të merret vendimi për trajnerin e ardhshëm për sezonin 2019/2020.

Ai do të ndihmohet nga Mike Phelan, i cili do ta mbajë pozitën e trajnerit ndihmës, bashkë me Michael Carricku dhe Kieran McKenna.

“Manchester Unitedi është në zemrën time dhe është brilante të kthehem në këtë rol. Jam me të vërtetë i emocionuar të punoj me këtë skuadër të talentuar që e kemi, me stafin dhe me të gjithë në klub”, ka thënë Solskjaer.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed WoodWard, ka thënë: “Ole është një legjendë e klubit me një përvojë të madhe, si lojtar dhe si trajner. Historia e tij në Manchester United do të thotë se ai e kupton kulturën këtu dhe të gjithë në klub jemi të lumtur që e kemi kthyer atë me Mike Phelanin. Besojmë se kjo gjë do t’i bashkojë lojtarët para se të fillojë pjesa e dytë e sezonit”.

Komento: