LAJMI I FUNDIT: Putin dërgon qindra trupa dhe tanke në kufi me Korenë e Veriut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Putin dërgon qindra trupa dhe tanke në kufi me Korenë e Veriut

16:00 | 20 Prill 2017

Presidenti Vladimir Putin ka dërguar qindra trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin e Rusisë me Koresë së Veriut.

Një video e publikuar fillimisht në mediat lokale, tregon trenat që transportojnë një sërë tankesh në kufirin në lindjen të Rusisë.

“Daily Mail” shkruan se vendet fqinje me shtetin diktatorial i frikësohen një eksodi masiv refugjatësh nga Koreja e Veriut nëse shpërthehet lufta

Ky vendim i bujshëm i republikës ruse vjen pasi Kina dërgoi 150,000 trupa në kufirin e vet me Korenë e Veriut, shkruan syri. Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës.

Vendimi i presidentit Donald Trump për të dërguar nje armatë të fuqishme në gadishull ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!