Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në Pejë, ka shumë të lënduar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në Pejë, ka shumë të lënduar

23:58 | 17 Shtator 2018

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Qyshk të Pejës.

Burime të Indeksonline bënjë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura, një taksi dhe një Golf 2 dhe si pasojë lëndime të rënda kanë marrë disa persona.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Po një taksi e jona është aksidentuar, nuk e dijmë sa pasagjer kanë qenë brenda”, ka konfirmuar për Indeksonline një punonjës i kompanisë së përfshirë në këtë aksident.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!