LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet në Drenas – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet në Drenas

09:15 | 05 Dhjetor 2017

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Skenderaj-Drenas.

Një këmbësor ka marrë lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur nga një furgon.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 6:20 te fshati Shtuticë.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas majorit Fejzullahu, si pasojë e lëndimeve të marra këmbësori ka nderruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Njësitet e hetimit janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.

Viktima është i moshës 42-vjeçare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!