LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja, Ancelotti transferohet të gjiganti nga Seri A – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja, Ancelotti transferohet të gjiganti nga Seri A

14:48 | 14 Maj 2018

Mediat në itali raportojnë se Carlo Ancelotti është pajtuar të bëhet trajneri i ardhshëm i Napolit.

U raportua të dielën se pronari i Napolit Aurelio De Laurentiis kishte disa telefonata me Ancelottin dhe do të takoheshin më 21 maj.

Ndërsa tani lajmi i fundit nga Italia vije se Ancelotti është pajtuar të kaloi të gjiganit italian Napoli, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, CalcioNapoli24 ka shkuar një hap më tej duke pretenduar se ish-drejtuesi i Milanit dhe Real Madridit do të nënshkruajnë edhe një kontratë me Partenopei këtë javë.

Faqja e internetit shpjegon se 58-vjeçari “e ka përqafuar projektin e Napolit për një muaj dhe dëshiron ta përfaqësojë klubin”, ndërsa ai kishte nevojë për bindje të pakta.

Për më tepër, ai do të jetë i lumtur për Cristiano Giuntioli për të qëndruar si drejtor sportiv, me qëllim të ‘ruajtjes’ të thelbit të ekipit të parë të Napolit.

Nga ana tjetër, medait në Itali kanë shkuar se Maurizio Sarri pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, por nuk dihet ende destinacioni i tij. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!