LAJMI I FUNDIT: Buffon transferohet në PSG – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Buffon transferohet në PSG

18:56 | 17 Maj 2018

Mediat në Francë raportojnë se Gianluigi Buffon i është ofruar një kontratë dyvjeçare nga gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Portieri po largohet nga Juventusi në fund të sezonit, por ai ende nuk ka vendosur nëse do të largohet edhe nga Serie A.

Në një konferencë për shtyp, 40-vjeçari zbuloi se ka marrë disa propozime dhe sfida emocionuese, si në fushë dhe jashtë saj.

Tuttosport tashmë kishte raportuar se PSG ishte një opsion, dhe tani Le Parisien po raporton se kontakti është tashmë duke u zhvilluar, përcjell ORAinfo.

Buffon i është ofruar një kontratë dy vjeçare, raporton gazeta, dhe shihet si dikush që do të kishte një ndikim pozitiv në dhomën e veshjes.

Portieri tha sot se “nëse do të vazhdoja, do të dëshiroja të sfidoj për nderimet e mëdha” dhe PSG do ta lejonte që ta përmbushte atë.

Klubi francez është i dëshpëruar për të fituar Ligën e Kampionëve, diçka që Buffon kurrë nuk ka arritur. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!