LAJMI I FUNDIT: Dardan Sejdiu jep dorëheqje edhe nga posti i deputetit? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

LAJMI I FUNDIT: Dardan Sejdiu jep dorëheqje edhe nga posti i deputetit?

13:12 | 15 Janar 2018

Dardan Sejdiu pritet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës për t’u rikthyer në ulësen e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, bëjnë të ditur burimet e Zeri.info.

Sipas këtyre burimeve të “Zërit” kalimi i Sejdiut në Komunën e Prishtinës është çështje ditësh, ku do t’i bashkohet ekipit të Shpend Ahmetit.

Ky i fundit ka emëruar partnerin e koalicionit Selim Pacollin nënkryetar, por tashmë ekziston baza ligjore që Komuna t’i ketë dy nënkryetar.

Sejdiu edhe më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, por para zgjedhjeve të fundit parlamentare kishte dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 qershorit 2017 me lëvizjen “Vetëvendosje”.

Lëvizja muajt e fundit po përjeton përçarjen më të madhe që nga themelimi, pas publikimit të disa mesazheve ne “Viber” ku Aida Dërguti e kishte fyer rëndë Albin Kurtin.

Pas kësaj Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.

Njëjtë kanë vepruar edhe disa zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë këtu ish-kryetarin Visar Ymerin, ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun, etj., të cilët bashkë me ish-sekretarin Dardan Molliqajn, po e kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.

Përndryshe, me tërheqjen e Sejdiut nga pozita e deputetit, ulësen e tij do ta zë Ylli Hoxha. Edhe ky i fundit javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga strukturat partiake.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!