Lajmi i fundit: Dy gra goditen nga një veturë në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Lajmi i fundit: Dy gra goditen nga një veturë në Prishtinë

17:13 | 22 Tetor 2018

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në “Rrugën B” në Prishtinë.

Një veturë në lëvizje ka goditu dy femra, të cilat kanë marr lëndime serioze.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Trafikut në Prishtinë, Milaim Fejzullahu, i cili ka njoftuar se femrat e goditura nga vetura janë dërguar në QKUK.

“Informatat e para i kemi se dy gra-vajza janë goditur nga një veturë e tipi BMË. Të dyja janë dërguar në QKUK, njëra me autoambulancë. Po ashtu mund të them se lëndimet që kanë marrë dy këmbësoret janë serioze pasi që vetura i ka goditur dhe i ka përplasur disa metra larg”, tha Fejzullahu.

Ai shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari është nën kontrollin e policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!