LAJMI I FUNDIT: Edhe fëmija i pestë nxirret nga shpella – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Edhe fëmija i pestë nxirret nga shpella

13:06 | 09 Korrik 2018

Është shpëtuar edhe fëmija i pestë nga grupi prej 12 vetave që kishin ngecur në një shpellë në Tajlandë, bashkë me trajnerin e tyre.

Dje, e diele, janë nxjerrur katër fëmijët e parë, por më pas ishte ndërprerë operacioni i shpëtimit, në të cilin po marrin pjesë 90 zhytës profesionistë.

Operacioni ishte ndërprerë për shkak të disa vështirësive, njofton Klan Kosova.

Sot, ka vazhduar dhe mediat ndërkombëtare tregojnë se tashmë është shpëtuar edhe fëmija i pestë.

CNN njofton se një nga zhytësit i ka treguar se e ka parë vet fëmijën e pestë të shpëtuar nga zhytësit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!