LAJMI I FUNDIT: Falimenton pronari i Milanit Yonghong Li – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

LAJMI I FUNDIT: Falimenton pronari i Milanit Yonghong Li

11:29 | 19 Shkurt 2018

Gazeta e Corriere della Sera pretendon se pronari i Milanit Yonghong Li është i paaftë të paguajë borxhet dhe pasuria e tij do të ‘konfiskohet’.

Kjo sigurisht që nuk është pyetja e parë për gjendjen financiare të biznesmenit kinez, pasi Neë York Times dhe gazeta financiare “Il Sole 24 Ore” po ashtu kanë zhvilluar hetime që tregojnë mungesën e fondeve të pronarit të Milanit, përcjell ORAinfo.

Sipas hulumtimeve thuhet se Yonghong Li ka shkuar deri në atë pikë sa është duke falimentuar.

Kompania e paketimit Zhuhai Zhongfu, me vlerë prej 60 milionë euro, nga e cila kompania e Li zotëron 11.39 për qind, është urdhëruar të shitet përmes një ankandi nga gjykata në Futian për të shlyer borgjet në bankat Jiangsu dhe Kanton.

Disa ditë më parë, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës njoftoi gjithashtu fillimin e një hetimi në praktikat e paligjshme nga shoqëria e tij mbajtëse Shenzhen Jie Ande për fshehjen e falimentimit të tyre për muaj të tërë.

Li harxhoi 740 milionë euro për të blerë Milanin nga Silvio Berluskoni, i cili kishte qenë në krye për më shumë se 30 vjet, por ishte vetëm në gjendje ta përfundonte blerjen nëpërmjet një kredie masive me interes të lartë nga fondi Elliott Management, përcjell ORAinfo.

Tani është pretenduar se Yonghong Li jo vetëm që nuk mund ta paguajë atë hua, por gjithashtu është paditur për borxhet e papaguara nga dy banka dhe gjykata do t’i vendosë pasuritë e veta për ankand nëpërmjet Taobao.

Corriere della Sera raporton se Yonghong Li kishte vetëm 100 milion euro të mjeteve të veta për të filluar, duke financuar blerjen përmes 300 milion eurove nga Elliott dhe 340 milion euro në fondet e huaja.

Hulumtimi sugjeron se Yonghong Li ishte tashmë i paaftë të paguaj nga koha kur po përfundonte marrjen e Milanit në prill 2017 dhe vendimi origjinal për të shitur Zhuhai Zhongfu erdhi në shkurt të vitit 2017, por u mbajt nga ankesat e bërë në gjykatë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!