LAJMI I FUNDIT: Flamuri i Kosovës vendoset tek rrethi në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

LAJMI I FUNDIT: Flamuri i Kosovës vendoset tek rrethi në Prishtinë

21:57 | 13 Shkurt 2018

Pas problemeve me energjinë elektrike për të larguar flamurin kombëtar i cili gjendet tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, ai është tërhequr dhe është zëvendësuar me flamurin shtetëror.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16.00 megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri tani.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së vendit, njofton Klan Kosova.

Ai urdhëroi që për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek rrethi në Prishtinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!