LAJMI I FUNDIT: Humb jetën puntori kosovar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

LAJMI I FUNDIT: Humb jetën puntori kosovar

18:38 | 13 Qershor 2018

Të martën në mesditë ka ndodhur një tragjedi në një kantierë ndërtimi në komunën Wilderswil të Zvicrës.

Një mjeshtër nga Kosova (61) është plagosur për vdekje shkruan media zvicerane “JF”. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka pranuar thirrje rreth orës 11:30. 61 vjeçari me banim ishte nga Berna.

Sipas njohurive të deritanishme i ndjeri merrej kryesisht me shtruarjen e rrugëve, përcjell albinfo.ch. Gjatë punës së sotme, ai mori plagë vdekjeprurëse nga goditja me një pllakë çeliku.

61 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve përkundër ndërhyrjes së shpejtë nga ambulanca dhe skuadrës Rega.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!