LAJMI I FUNDIT: Humbin jetën dy gazetarë

18:19 | 05 Shkurt 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Afganistan.

Autoritetet afgane kanë njoftuar se dy gazetarë të një radioje janë qëlluar pasi disa persona të armatosur kanë hyrë në zyrat e tyre dhe e kanë qëlluar stafin me mjet zjarri.

Drejtori i “Radio Hamsadas”, Semin Hussaini, ka thënë se një prezantues dhe një gazetar raportues janë vrarë në vend. Të dy gazetarët kanë qenë të moshës rreth 20-vjeçare. Nuk dihet nëse gazetarët kanë qenë në transmetin të drejtpërdrejtë në kohën e sulmit.

Drejtori i radios dhe policia kanë thënë se nuk e dinë motivin e këtij sulmi. Kjo humbje e gazetarëve është rasti i dytë që ka ndodhur gjatë këtij viti. Muajin e kaluar, një zyrtar qeveritar dhe një gazetar u rrëmbyen dhe më pas u qëlluan nga talibanët.

Talibanët dhe grupet tjera militante i kanë sulmuar vazhdimisht gazetarët. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 15 gazetarë janë vrarë në Afganistan, duke e bërë vitin më të përgjakshëm për gazetarët në histori të këtij vendi.

Grupi për të drejtat e medieve, me bazë në Paris, ka thënë se tri shtetet më të rrezikshme për gazetarët janë Afganistani, Siria dhe Meksika, shkruan “Reuters”, transmeton

Komento: