LAJMI I FUNDIT: I riu nga Vushtrria humbë jetën nga rryma – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

LAJMI I FUNDIT: I riu nga Vushtrria humbë jetën nga rryma

19:50 | 09 Gusht 2018

Një 21-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 17:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe Polica e Kosovës. I ndjeri ishte djalë i vetëm i familjes.

Siç kanë treguar në polici, 21-vjeçarin e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike.

“Rreth orës 16 e 30 kemi marrë informata se në fshatin Maxhunaj një 21-vjeçar ka pësuar lëndime në vendin e punës. I riu më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë pas rreth 30 minutave. Dyshimet janë se ai ka ndërruar jetë nga rryma”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për regjionin e Mitrovicës.

Sipas Zahhitit, viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore, ndërsa ka qenë duke instaluar kabllo në njërën prej shtyllave elektrike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!