LAJMI I FUNDIT: Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

LAJMI I FUNDIT: Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet

15:17 | 04 Shtator 2018

Japonia është goditur nga një prej stuhive më të fuqishme në 25 vjetët e fundit, teksa zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë se 1 milion persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia Jebi ka prekur zonat perëndimore, duke sjellë shi të madh dhe është raportuar për erëra të fuqishme deri në 172 kilometra në orë.

Në disa pjesë të Kjotos, janë rrëzuar kulmet e stacioneve të trenit.

Ende nuk është raportuar për viktima derisa stuhia pritet të dobësohet, pavarësisht se është duke lëvizur në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Përveç tjerash është raportuar edhe për qindra anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve me trena.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!