LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme

09:28 | 27 Tetor 2018

Pas Qeverisë së Kosovës edhe Qeveria e Shqipërisë ka ndryshuar ministrin e Punëve të Jashtme.

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!