LAJMI I FUNDIT: Ky është emri i ri i Maqedonisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Ky është emri i ri i Maqedonisë

13:59 | 18 Maj 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për Klan Kosova emrin e ri të Maqedonisë, që do të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Pacolli ka shprehur dyshimet e tij në qoftë se shqiptarët do të pajtohen me këtë emër.

“Kam parë delegacionet që kanë negociuar deri në 4-5 të mëngjesit, duket se emri do të jetë Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sa do të jetë pala shqiptare në Maqedoni e kënaqur me këtë nuk e di. Kjo mbetet të diskutohet dhe të shihet”.

Intervistën e plotë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, ku do të diskutohet për Samitin e Sofjes dhe Samitin të Vjenës, rrjedhimisht zhvillimeve brenda dhe rreth tyre, mund ta ndiqni në Info Magazine me fillim në 17:30.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!