Lajmi i fundit: Ndërron jetë 30 vjeçarja e aksidentuar në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Lajmi i fundit: Ndërron jetë 30 vjeçarja e aksidentuar në Prishtinë

23:08 | 22 Tetor 2018

Ka ndërruar jetë para pak çastesh njëra nga dy të aksidentuarat sot në “Rrugën B” të kryeqytetit.

Lajmin e konfirmoi komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur sot te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, tha Fejzullahu për kallo com.

Viktima është një 30 vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shtoi Milaim Fejzullahu.

Në aksidentin që ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, një veturë ka goditur dy persona të gjinisë femërore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!