Lajmi i fundit: Ndërron jetë ish futbollisti i njohur shqiptar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Lajmi i fundit: Ndërron jetë ish futbollisti i njohur shqiptar

13:56 | 14 Qershor 2018

Futbollisti i Tiranës, Perikli Dhalesi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Perikli Dhalesi është një nga mbrojtësit më të mirë të viteve 60’kur lunate për skuadrën kreqytetase.

Ai ka luajtur në fillimet e tij me futbollsitë si Ali Mema, Fatmir Frashëri, ndërsa në mbyllje përkrah Agustin Kolës, Arben Minës dhe Shkëlqim Muçës.

Pas karrierës si futbollist u përfshi edhe në politikë, duke qenë kryetar i njësisë bashkiake numër 8 në Tiranë, ndërkohë që për 2 vite mbajti postin e drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa”.

Një humbje vërtetë e madhe për futbollin shqiptar dhe për të gjitha ata breza që admiruan dhe u lidhën ngushtë me mbrojtësin e përsosur dhe njeriun e veçantë, Perikli Dhalesin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!