LAJMI I FUNDIT: Nipi i Haki Rugovës plagos një biznesmen në Istog – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

LAJMI I FUNDIT: Nipi i Haki Rugovës plagos një biznesmen në Istog

15:19 | 11 Qershor 2018

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14 e 15 minuta në Istog.

I dyshuari J.Mavraj dyshohet se e ka plagosur biznesmenin K.Blakaj për arsyeje ende të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, por këtë pritet ta konstatoi mjeku kujdestar.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se i dyshuari në këtë rast është nipi i kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!