LAJMI I FUNDIT: Nipi plagos me thikë gjyshërit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Nipi plagos me thikë gjyshërit

14:17 | 12 Tetor 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një 19-vjeçar ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij.

Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 13:00, se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!