LAJMI I FUNDIT: Përmbytet sërish autostrada shqiptare? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

LAJMI I FUNDIT: Përmbytet sërish autostrada shqiptare?

21:02 | 29 Tetor 2018

Duket se autostrada shqiptare Tiranë-Durrës do të përmbytet edhe sivjet.

Mospastrimi i i tombinove do të bënte që të rrjedh uji në rast të ndonjë reshje shiu, e kështu të vije deri tek përmbytja.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës, thonë për TV SCAN se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi në këto hapësira kalojnë tubacione të ujësjellës-kanalizimeve , linja interneti apo të energjisë elektrike, që ndër të tjera kanë ndihmuar në mbledhjen e inerteve dhe bllokimin e tombinove.

Sipas tyre ndërhyrja do të dëmtonte këto linja, ndaj është e domosdoshme që të gjithë autoritetet përkatës, që i kanë në administrim të marrin masa. Në fakt, situata në terren tregon se pastrimi i tombinove duhet të bëhet sa më parë.

Por, kjo problematikë nuk është e panjohur për ujësjellës-kanalizime Tiranë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apo Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kjo pasi, pas ngjarjes së një viti më parë, ku një segment i autostradës u përmbyt si pasojë e shirave, prefekti i qarkut Tiranë ngriti një grup monitorimi për situatën e tombinove, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues nga të gjithë këto institucione.

Ndërkohë që, pas vëzhgimeve në terren u hartuan edhe rekomandimet përkatëse për marrjen e masave, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme.
Ndër të tjera, në dokumentin që televisioni e disponon kërkohet pikërisht zgjidhja përfundimtare për shkarkimin e ujërave të ndotura të bizneseve përgjatë kanaleve anësore të autostradës sepse pengojnë lëvizjen e lirshme të ujërave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!