LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet helikopteri, disa të vdekur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet helikopteri, disa të vdekur

09:44 | 11 Shkurt 2018

Një helikopter turistik është rrëzuar në Kanionin e Madh në shtetin amerikan të Arizonës, duke vrarë tre vetë dhe plagosur të paktën katër persona.

Ngjarja ndodhi në zonën perëndimore të Kanionit të Madh në orën 17:20 në orën lokale të shtunën raporton BBC.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, ose cila kompani operonte me helikopterin.

Kanioni i Madh, i cili është më shumë se 1.6 km (një milje) i thellë, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në SHBA.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!