Lajmi i fundit: SHpërthim i fuqishëm në këtë vend – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Lajmi i fundit: SHpërthim i fuqishëm në këtë vend

23:20 | 09 Tetor 2018

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Bosanski Brod, vend që ndodhet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe për shkakun e shpërthimit.

Ilija Joviçiç, kryetari i bashkisë, u ka thënë mediave se të gjitha njësitë e zjarrfikësve tanimë gjenden në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ai ka konfirmuar se kishte një shpërthim dhe se kishte disa punëtorë të lënduar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!