LAJMI I FUNDIT: Sulmohet shtëpia e një shqiptari në Lagjën e Doktorëve në Mitrovicë të Veriut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet shtëpia e një shqiptari në Lagjën e Doktorëve në Mitrovicë të Veriut

00:02 | 19 Tetor 2018

Një sulm me koktej molotovi ka ndodhur sonte rreth orës 20:40 në lagjën e Doktorëve në Mitrovicën e Veriut.

Mësohet së shtëpia e sulmuar është e shqiptarit Qamil Hajrizit.

Ky i fundit ka deklaruar se në momentin e sulmit në shtëpi kanë qenë gruaja dhe vajza e tij.

Ai ka treguar se sulmet e tilla kanë qenë të shpeshta në të kaluarën dhe dyshimet i ka në banorët serbë të asaj pjese.

“Ka pasur edhe përpara këso sulme por kohët e fundit jo. Kanë qenë gruaja vajza që kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Kanë dalë në ballkon dhe kanë thirrur fqinjët për ndihmë të cilët janë munduar t’i ndalin flakët. Dëmet janë goxha të mëdha por për fat të mirë në familje nuk ka pësuar askush”, ka thënë Hajrizi.

“Kemi pas sulme përpara edhe këtu që kanë ardhur nga pjesa serbe. Sigurisht prej tyre është edhe ky sonte, sepse këndej vetëm ata qarkullojnë. Sulmi ka ardhur nga ana prej serbëve. Shenjat që verifikoi polica janë prej kësaj ane që ka ardh sulmi. Është verifikuar se sulmi është kryer me koktej molotovi dhe që është sulm i qëllimshëm”, ka thënë tutje ai, në klankosova.

Hajrizi thotë se ndjehen të rrezikuar vazhdimisht nga sulme sikur i sotmi.

“Të rrezikuar jemi të gjithë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. As kontrolle të policisë nuk ka as shteti nuk është i interesuar për këtë”, ka përfunduar Hajrizi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!