Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm

21:32 | 08 Shtator 2018

Në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, ka ndodhur një tërmet 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë njoftoi se në rajonin Mociang Ha’ni të provincës Yunnan ka ndodhur tërmet prej 5,9 ballësh, transmeton Anadolu Agency, përcjell Klan Kosova.

Tërmeti është ndjerë 11 kilometra në thellësi të tokës ndërsa nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.

Në tërmetin 6,5 ballë që goditi provincën Yunnan në gusht të vitit 2014 humbën jetën 398 persona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!