Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm në Greqi

10:17 | 05 Shkurt 2019

Sapo ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Greqi.

Një tërmet i fortë goditi Greqinë mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik tek banorët. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë në Prevezë në një thellësi 10 kilometër nën tokë.

Kreu i Bashkisë së Prevezës ka thënë se pati panik te banorët. Lëkundjet ishin të forta saqë rrëzuan sende dhe objekte nëpër shtëpi.

Por, nuk ka raportime për të lënduar dhe për dëme të mëdha materiale. Disa orë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 kishte goditur Greqinë.

Komento: