LAJMI I FUNDIT: Turqia rrethon Qipron, Greqia çon ushtrinë në kufi! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Turqia rrethon Qipron, Greqia çon ushtrinë në kufi!

15:11 | 12 Mars 2018

Greqia ka vendosur sëfundmi për të kryer një stërvitje të madhe ushtarake në Egje, gjë cila do të rrisë edhe më tepër tensionet me komshinjtë e tyre, Turqinë.

Vendimi është shpallur sot nga autorietet greke, ndërsa ka marrë një përgjigje të fortë nga Turqia, e cila aktualisht ka planifikuar vetë një stërvitje të madhe përreth ujërave të Qipros gjatë javës së ardhshme, përcjell Albeu.com.

Situata është e nderë mes dy vendeve pas arrestimit të dy ushtarëve grekë brenda kufirit turk, ndërsa ashtu siç paralajmëroi edhe ministri grek i Mbrojtjes, Greqia dhe Turqia gjenden në prag të një konflikti fatal.

Dy ditë më parë, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos deklaroi se nëse do të ishin të detyruar, do t’i përgjigjeshin Turqisë ashtu siç kishin bërë të parët e tyre një shekull më parë duke marrë përgjigje direkte nga Erdogan se në atë kohë ata (grekët) ishin hedhur në det nga Turqit dhe nëse duhej, do t’a bënin sërish.

Në zonë gjendet edhe Flota e Gjashtë e SHBA-ve, ndërsa Izraeli dhe Rusia janë duke kryer po ashtu stërvitje duke e bërë Egjeun Lindor një “minë me sahat” që mund të shpërthejë kurdo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!