LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-kryetari i Prishtinës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-kryetari i Prishtinës

10:31 | 18 Janar 2018

Ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma, në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, politikani, gazetari dhe autori i një libri për kryeqytetin, Sherafedin Sylejmani.

Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!