LAJMI I FUNDIT: Vdes këngëtari i njohur… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LAJMI I FUNDIT: Vdes këngëtari i njohur…

09:23 | 06 Dhjetor 2017

Këngëtari më i njohur i muzikës rok në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Hallyday i ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe i ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional.

Raportohet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley.

Në Francë, ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.

Këngëtari Johnny Hallyday “e ka sjellur një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha presidenti Macron.

I njohur thjesht me emrin Johnny, ai ishte lindur në Parisin e okupuar nga nazistët, më 15 qershor të vitit 1943, nga babai nga Belgjika dhe nëna franceze.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu