LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-deputeti i kuvendit të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-deputeti i kuvendit të Kosovës

10:44 | 17 Maj 2018

Kujtim Paçaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vdekur sot në moshën 59-vjeçare.

Kuvendi i Kosovës sot mbajti një minutë heshtje për ish-deputetin derisa i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!