Lamih Balaj: ​Z-Mobile e zhvati Telekomin, falja e borxhit ishte vetëm spektakël – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Lamih Balaj: ​Z-Mobile e zhvati Telekomin, falja e borxhit ishte vetëm spektakël

21:17 | 15 Tetor 2018

Sonte, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për marrëveshjen mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, dhe për disa marrëveshje të tjera, që kompania më e madhe publike në vend i ka lidhur me biznese të tjera private, të afërta me politikën.

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka thënë se Z-Mobile e ka zhvatur Telekomin.

Sipas tij, Telekomi është dëmtuar nga shumë palë, por askush s’i ka bërë më shumë dëm kompanisë sesa Z-Mobile.

Faljen e një borxhi, të cilin Arbitrazhi e kishte detyruar Telekomin t’ia paguante Z-Mobile për gjoja prishje të kontratës, Balaj e ka quajtur spektakël nga kompania e Blerim Devollit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!