Lampard do ta zëvendësoj Sarrin? – Kjo është e vërteta

23:56 | 11 Shkurt 2019

Zëvendësues i Sarrit mund të jetë ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard.

Frank Lampard është emri që po përmendët më së shumti si zëvendësuesi potencial i Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea.

Humbja e Chelsea me rezultatin e thellë 6:0 në përballjen me Manchester City ka bërë që pozita e Sarrit tek ‘blutë’ të vihet në pikëpyetje.

Trajneri italian po dështon që ta instalojë stilin e tij të njohur si ‘Sarriball’ tek skuadra londineze, duke shënuar kështu katër humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Kështu, po flitet se zëvendësuesi i italianit në stolin e ‘bluve’ mund të jetë ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet anglezi, duke thënë se nuk planifikon një gjë të tillë.

“Puna ime është këtu” ka thënë Lampard për mediumin e Derby, gjatë së hënës, transmeton lajmi.net.

“Po punojmë shumë fortë, dhe mendja ime është vetëm tek ndeshja me Ipsëich Toën të mërkurën dhe Brighton të shtunën” ka thënë ish reprezentuesi anglez.

Lojtari tutje në konferencën e tij për shtyp ka mbrojtur Maurizio Sarrin duke thënë se kishin përballë një skuadër të fortë si Man City, dhe këto gjëra ndonjëherë ndodhin.

Komento: