Lamtumirë United, Martial transferohet në Serie A – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Lamtumirë United, Martial transferohet në Serie A

12:17 | 17 Prill 2018

Anthony Martial do të largohet nga Manchester United.

Juventusi po rivalizon Bayern Munich për transferimin e Anthony Martial nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi francez i është bashkuar Djajve të Kuq në verën e 2015 për 60 milionë euro, për atë kohë shifër rekorde për një tinejxher.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve e konsideron atë si opsion ideal për krahun e majtë, posaçërisht pasi Mario Mandzukic pritet të largohet gjatë verës.

Besohet se skuadrat e interesuara duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro, shifër e cila nëse francezi shkëlqen në Botëror do të rritet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!