Largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi”

19:21 | 13 Shkurt 2018

Pas shumë debatesh, në këto momente ka filluar ngritja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Gazetarët nga vendi ngjarjes raportojnë se në afërsi ka edhe forca të shtuara të policisë të cilët po përkujdesen për gjendjen e sigurisë.

Vendosjen edhe flamurit e ka kërkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditëve të kaluara ka pasur thirrje nga disa aktivistë të VV-së që qytetarët të mbledhen për ta ndaluar vendosjen e flamurit të Kosovës.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ishte arsyetuar që vendosja e flamurit nuk është në kompetencën e tji.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!