LDK-ja merr një goditje të madhe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LDK-ja merr një goditje të madhe

21:55 | 11 Tetor 2017

Disa fotografi të fushatës të kandidatit të LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, në të cilat shihen edhe fëmijë, i kanë kushtuar me 2.000 euro gjobë këtij subjekti politik.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur të bazuar një ankesë të BIRN dhe Internews Kosova ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, për përfshirje të personave nën moshën 18 vjeçare në fushatë zgjedhore.

“Paneli nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, e të cilat gjenden në shkresat e lëndës, në mënyrë të padyshimtë ka konstatuar se Burim Berisha, kandidat për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e LDK-së ka përdorur fëmijë në tubimin e tij politik gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në vendim bëhet e ditur se LDK është arsyetuar duke thënë se dikush pa dijeninë e tyre i ka veshur dhe sjellë fëmijët për të bërë fotografi me kryetarin dhe ai në shenjë mirësjelljeje ka pranuar të bëjë fotografi me ta.

Më parë është raportuar për dënimin e Partisë Demokratike të Kosovës me 3.500 euro pasi që në spotin e kandidatit për Prishtinën, Lirak Çelaj kishte të përfshirë fëmijë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është dënuar pas ankesës së BIRN dhe Interneës Kosova lidhur me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes nga kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!