LDK, PDK, e VV… mbanu, se keni përgjegjësi historike! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

LDK, PDK, e VV… mbanu, se keni përgjegjësi historike!

Shkruar nga: Fadil Maloku

22:40 | 28 Mars 2018

1. Rast më ideal për të dëshmuar koherencën shtetërore (e jo lakminë e pushtetit) dhe arsyeshmërinë e tabanit kombëtar (e jo kozmopolitizmin e rrejshme) tani pas largimit të Lista “Srpska”, partitë tona politike nuk kanë pasur asnjëherë më parë, në gjithë historinë e procesit të shtetndërtimit tonë.

2. Kjo vlen, sidomos për LDK- n, PDK-n dhe VV. Ato duhet ta kuptojnë e dekonspirojnë mirë, madje edhe “peshën specifike” të kërcënimeve reale që po gatuhen aktualisht nëpër “kuzhinat” ruso -serbe… Indolenca naive e tyre, mund të fundos shumë lehtë të gjitha të arriturat e deritanishme.

Ngase, nuk besoj që do të ketë më “arsyetime”, të tipit; “për hirë të interesit shtetndërtues”; “kemi sakrifiku mjaft, tash duhet të bëjmë lëshime, karshi miqëve”; etj.

3. Karshi kësaj situate, këto subjekte duhet t’i dëshmojnë interesat kombtare mbi ato shtetërore. Në rast se dështon në ndërtimin e këtij kohezioni politik, ato duhet të deklarohen publikisht se nuk munden më tej! Ka zgjidhje për atrofime të tilla sociale.

Njëra, është hudhja e vetëvetës suaj, në harresën e publikut tashmë shumë më emancipues. Tjetra, shpallja poashtu e vetvetës suaj objektive, si “persona non grata” në të ardhmen shtetndërtuese të këtij vendi.

Ora historike, sërish po troket!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!