LDK-së i zhduket Vjosa Osmani! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LDK-së i zhduket Vjosa Osmani!

12:33 | 13 Tetor 2017

Vjosa Osmani arrit të dal personi i dytë me i votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 11 tetorit.

Mirëpo me të fituar mandatin e deputetes, ajo ka qenë e padukshme, raporton ORAinfo. Madje ajo nuk është parë në asnjë aktivitet të LDK-së gjatë fushatës zgjedhore të 22 tetorit.

Deputetja Osmani ishte përmendur si kandidate e mundshme nga LDK për kryetare të Prishtinës, por në fund drejtuesit e LDK-së vendosën që për këtë post të garojnë me Arban Abrashin.

Ky vendim supozohet se është një nga arsyet pse Vjosa tani nuk e ka përkrahur në asnjë aktivitet Arban Abrashin.

ORAinfo ka tentuar të marrë një përgjigje nga deputetja Osmani në lidhje me këtë çështje, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Kujtojmë që Vjosa Osmani kishte ftohur raportet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën pas vendimit të tij për të hyrë në koalicion qeverisës më PDK-në e Hashim Thaçit në vitin 2014. Kjo ftohje e raporteve duket se po vazhdon ende. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!